Mentaliteti japonez është që kurrë të mos dorëzohen dhe këtë ata e mësojnë edhe në shkolla dhe akademitë e tyre. Kështu u shpreh në emisionin MundKlan trajneri i futbollit, Bujar Islami. Sipas tij, periudha kur po luhet ky kampionat ka vështirësit e saj, sa i përket lodhjes së lojtarëve. Kjo sidomos tek lojtarët që vijnë nga kampionatet e forta ku kanë pasur një orar të ngjeshur ndeshjesh para fillimit të Botërorit.
“Nuk mendoj se lojtarët i ruajnë forcat në maksiimum për fazën tjetër të kampionatit apo se taktizojnë, por mendoj se ka shumë faktor që kanë ndikuar në këtë. Kjo periudhë i ka anët pozitive dhe negative. Pozitive mund të jetë forma e lojtarëve, vazhdimësia e lojës, por ngarkesa e tyre e bën të veten. Shumica kanë qenë në kampionate të stërngarkuara dhe shumë shpejtë vjen lodhja e lojtarëve”, deklaroi mes tjerash Bujar Islami./KlanMacedonia