Budva: Kryeministri Abazoviq evakuohet nga diskoteka!

POLICIA: ABAZOVIQI NUK ISHTE CAK I SULMIT!

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, nuk ka qenë i sulmuar gjatë qëndrimit të tij në diskotekën “Top Hill” në Budva – thuhet në komunikatën e Drejtorisë së Policisë malazeze, njofton KlanM.

Ai kishte qenë I pranishëm në koncertin e yllit ballkanik të muzikës, Dino Merlin.

Në sqarimin e policies, sic percjell KlanM, thuhet se mbrëmë nga ana e disa personave është cënuar rendi dhe qetësia publike, pas cka Kryeministri Abazoviq ishte evakuar nga sigurimi policor.

“Ai i sigurt doli nga objekti, në prani të pjesëtarëve të policisë që ishin angazhuar për sigurimin e tij, nga shkaqe që nuk lidhen me ngjarjen. Pas cënimit të rendit dhe qetësisë publike, policia ndërmori aktivitete për ta ndaluar incidentin. Personat injoruan thirrjet e policisë që të ndalen me cënimin e rendit kurse policët ndaj tre personave përdorën sprej me efekt irritues” – thonë nga policia e Malit të Zi.

Policia, sic percjell KlanM, njofton se tre personat janë dërguar në polici kurse është njoftuar edhe Prokurori. Pas ekspertizës së ngjarjes është konstatuar se nuk ka elemente për vepra penale dhe kundër tyre do të ngriten kallëzime kundërvajtëse.

Indormacionin se Kryeministri Abazoviq është sulmuar, paraprakisht e kishin publikuar disa media dhe tabloide serbe dhe malazeze.

Abazoviqi, sic njofton KlanM, ditë më parë, në profilin e tij zyrtar në Facebook, kishte shpërndarë një video me mbishkrimin “Gjithmonë me qytetarët. Një natë e mrekullueshme në Tivar. Shumë fytyra të buzëqeshura”. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share