VJETËRIMI I LËNDËVE PËR MIJALKOVIN DHE DARAVELSKIN
Viteve të fundit jo vetëm për fajin e organeve të gjyqësorit, janë miratuar vendime të mëdha në vend që kanë implikuar veprimet e organeve të drejtësisë – thotë Prokurori Publik Gavril Bubevski. Ai përmend amnistitë, normat ligjore dhe të ngjashme që nga qytetarët shihet si drejtësi jofunksionale.
Zgjedhja e disa prokurorëve publik ka zgjuar dyshimet në shtetin e së drejtës duke shtruar pyetjen nëse lidhjet politike e jo profesionalizmi janë vendimtare për pozitën e prokurorit. Prokurori publik Bubevski, në intervistën e së dielës për Radion Evropa e Lirë, sic percjell KlanM, është pyetur rreth një fotografie ku shihet Prokurori Publik për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Islam Abazi, me krerë të një partie në pushtet.
“Ky është një vend ku mund të paraqiten fotografi të tilla. Edhe në Amerikë mund të paraqiten. Duhet të foksuohemi në atë që është duke e bërë personi. Përshtypjet e mia janë se pjesën e përgjegjësisë është duke e kryer në mënyrën më të mirë të mundshme që kur është emëruar në këtë pozitë nga prokurorët publik” – deklaroi Gavril Bubevski.
Ekziston rreziku real që ish-shefi i DSK-së, Sasho Mijalkov të shpëtojë nga dënimi për rastin “Titanik 2” – thotë Prokurori Publik, Gavril Bubevski. Ai, sic percjell KlanM, shpreson se nuk do të vjetërohen lëndët “Target-Fortesa” dhe “Trezor”, ku Mijalkovi është njëri nga të akuzuarit.
“Lidhur me “Titanik 2” ekziston frika për vjetërimin e lëndës vetëm për Sasho Mijalkovin, kurse për të tjerët nuk ekziston rrezik I tillë. Për Mijalkovin ekziston rreziku, bëhet fjalë për muajin prill. Por, aktgjykimin gjykata themelore e përgatiti për kohë të shkurtë, kështu që vlerësoj dhe pres që edhe në këtë rast do të ketë një vendim në afatin para se të vjetësohet lënda” – tha Bubevski.
Vjetërimi i lëndës për Dragan Daravelskin është çështje e kryer, por konfiskimi i pronës nuk varet nga vjetërimi – thotë Prokurori Bubevski,
Lidhur me rastin “Llaskarca”, Prokurori Bubevski nuk pret që me supereskpertizën, faji për aksidentin tragjik t`i mvishet vetëm vozitësit. /KlanMacedonia/