Bruno Fernandes, një nga lojtarët kyç të Manchester United, ka folur për të ardhmen e tij në “Old Trafford” mes spekulimeve për një kalim te Bayern Munich ose në Saudi Pro League.
Fernandes ka deklaruar se dëshiron të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës së drejtuar nga Erik ten Hag, deri në momentin kur klubi të vendosë ndryshe.
Ai theksoi se nëse drejtuesit vendosin ta shesin, ai do të largohet, por deri atëherë do të japë më të mirën për skuadrën që nga viti 2020, kur u transferua nga Sporting Lisbon për 80 milion euro