Bruno Fernandes hedh poshtë spekulimet për largimin nga Manchester United

Bruno Fernandes, “fantazisti” portugez i Manchester United, ka bërë deklarata lidhur me të ardhmen e tij në “Old Trafford”. Pavarësisht spekulimeve në media për një mundësi transferimi te Bayern Munich ose në ligën arabike, Fernandes ka theksuar se dëshiron të vazhdojë të luajë për Manchester United.

Tekniku Erik ten Hag ka mbështetur këtë qëndrim, duke theksuar se Fernandes është pjesë e projekteve të reja të skuadrës. Nëse klubi vendos të shitë Fernandes, ai do të largohet, por deri atëherë ai do të japë maksimumin për “Djajtë e Kuq”.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share