Bruno Dita: Rasti i Dwamnea, është shumë rëndë për ne lojtarët

Shkëndija pas dy  barazimeve me AP Brera dhe Voska Sport në xhirot e 11-të dhe  12-të, si dhe disfata nga Struga Trim Lum në xhiron e 13-të, por edhe eliminimi nga garat e Kupës, skuadra kuqezi sot përfundimisht i gëzoi  tifozët me fitoren kundër ekipit të Tikveshit nga Kavadari. Në këtë ndeshje  ekipi kuqezi dominoi gjatë gjithë 90 minutave por realizoi vetëm një gol,  me autor  Bruno Dita  në minutën e 15-të. Në fakt  pikërisht Bruno Dita ishte edhe figura  qendrore e kësaj ndeshje pasi goli i  tij vendosi epilogun e kësaj  përballje .  Pas  ndeshjes  autori i golit  tha  se  më e rëndësishme është fitorja dhe tre pikshi, ndërsa nuk ka rëndësi  se kush  shënon, por  ai ishte mjaftë i shqetësuar  me  lajmin  për vdekjen  e futbollistit të Egnatia, Rafael  Duamena

Në radhë të parë dua ta nis me lajmin siç e morëm veshtë menjëherë pas ndeshjes  ajo që ndodhi në Shqipëri rasti Dwamnea, është shumë rëndë për ne  lojtarët. Shprehim ngushëllime  familjes  dhe qëndrojmë afër edhe ekipit të Egnatias  me të vërtet është shumë e rëndë.

Për sa i përket ndeshjes së sotme me rëndësi ishte  fitorja, tre pikshi ia arritëm edhe të stërvitemi këto dy javë maksimum  për ndeshjet  tjera”, deklaroi  futbollisti Bruno Dita.

Shkëndija  pas ndeshjes  së sotme me Tikveshin në 14  ndeshjet e zhvilluara  ka  8 fitore, 4 barazime dhe 2 disfata me gola-verazh 18 -10  dhe  28 pikë të grumbulluara./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share