Bruno Dita deri në vitin 2024 te Shkëndija

Ndërpritet bashkpunimi me Zija Merxhanin

 Vetëm  dy ditë para udhëtimit në Slloveni ku do të zhvillohet faza kryesore përgatitjeve te simbolli i futbollirt shqiptar në Maqedoninë e Veriut , klubi i futbollit Shkëndija vazjdojnë lëvizjet në ekip. Kështu që gjatë ditës së djeshme bashkpunimin e mëtutjeshëm me ekipin kuqezi e ka vazhduar Bruno Dita, i cili ka nënshkruar kontratë të re dy vjeçare që  do të thotë se mbetet kuqezi  deri në vitin 2024.

Nga ana tjetër nga  KF Shkëndija njofton  për përfundimin e bashkëpunimit me  me  mbrojtësin Zija Merxhanin, bashkëpunimi  mes  dy palëve është ndërprerë me marrëveshje të dyanshme.  Merxhani  26-vjeçar te Shkëndija erdhi janarin e vitit 2019-të, ndërsa në edicionin e fundit u paraqit në 15 ndeshje kampionale.

 

Attachments area
Lexo gjithashtu
Total
0
Share