Brukseli konfirmon se liberalizimi nuk vlen për poseduesit e pasaportave serbe të cilët jetojnë në Kosovë

Liberalizimi i vizave ka hyrë në fuqi për banorët e Kosovës, por kjo sipas BE-së nuk vlen për poseduesit e pasaportave të lëshuara nga Departamenti i Koordinimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë.

Nga Brukseli është konfirmuar për kosovo online se Parlamenti Evropian dhe Këshilli i BE-së duhet të pajtohen për një vendim të tillë dhe se procedura është në vazhdim e sipër.

”Kur merr “dritën jeshile”, propozimi i dërgohet Grupit të Punës për Vizat, pas së cilës kërkohet konfirmimi edhe në Parlamentin Europian dhe hapi i fundit i procesit është miratimi në takim ministror”, thuhet mes tjerash.

Presidentja Osmani ngushëllon Japoninë për jetët e humbura si pasojë e tërmetit shkatërrues
Eurodeputeti Reuten: Pas vizave, hapi i radhës i BE-së duhet të jetë dhënia e statusit të kandidatit për Kosovën.

Komisioni Evropian më parë ka paraqitur një propozim për heqjen e vizave për qytetarët që kanë pasaporta të lëshuara nga Drejtoria Koordinuese e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, por çështja mbetet ende në proces.

Pas propozimit të Komisionit Evropian për heqjen e vizave për mbajtësit e pasaportave serbe që jetojnë në Kosovë, Prishtina zyrtare i kërkoi BE-së që ta rishqyrtojë atë propozim.

Bilanci i aksidenteve gjatë 2023-ës në Kosovë: Mbi 100 të vdekur dhe mijëra të lënduar.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share