Mariçiq: Gati të përballemi me sfidën e metodologjisë së re
Delegacionet negociuese nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut filluan sot procesin e ekzaminimit të legjslacionit, të ashtuquajtur “screening” me Komisionin Europian. Michaela Matuella, drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Europian është shprehur, se ky proces përshin qindra eskpertë nga ana e ekzekutivit europian dhe dy vendeve respektive dhe do të jetë shumë intensiv. Kapitulli i parë i ekzaminimit është ai prokurimeve publike (5), që bën pjesë në grupkapitullin e çështjeve themelore. “Cështja kyçe që kemi në shqyrtim sot gjatë ekzaminimit të prokurimeve publike, është si qeveritë përdorin fondet publike për t’i shërbyer sa më mirë interesave të qytetarëve, që ato të përdoren me ndershmëri dhe transparencë ? ” është shprehur Michaela Matuella, duke shpjeguar se screening nuk është vetëm teknik, por i shërben drejpërsëdrejti interesave të qytetarëve të të dyja vendeve. Duke e shtjelluar më tej, Matuella ka shpjeguar, se procesi i ekzaminimit tê legjiclasionit (screening) është gjithashtu i rëndësishëm për bizneset, shoqërinë civile, shoqërinë, që të familjarizohen me legjislacionin europian, pasi ai përfshin çështje konkrete që prekin jetën e tyre të përditshme.
Fokusi i takimit të sotshëm është shpjegimi i avancimit të legjislacionit europian mbi prokurimet publike dhe përputhja aktuale e dy vendeve me standartet europiane. Në vijim, gjatë screening bilateral, vendet shpjegojnë, se cili është avancimi i tyre në të dyja fushat.
Zëvendëskryeministri për integrimin europian, njëkohësisht kryenegociatori për Maqedoninë, Bojan Maricic e ka konsideruar këtë ditë shumë të rëndësishme, duke përkujtuar,se paralelisht një grup pune i Këshillit të Bashkimit Europian ndodhet në Maqedoninë e Veriut për tê avancuar me procesin. “ Ne do vazhdojmë punën e ndalur në 2019. Sigurisht shumë gjëra kanë ndryshuar, duke përfshirë dhe ndryshimin e metodologjisë së zgjerimit në metodologji të rishikuar të zgjerimit. Eshtë hera e parë që përdoret kjo metodologji dhe jemi shumë entuziast për këtë. E marrim si sfidë dhe pranojmë që tê jemi të parët nê negociatat e anëtarësimit, që përdorim këtë metodologji” është shprehur Maricic .
Ai është ndalur në hapat që ka bërë Maqedonia e Veriut për t’u përafruar me legjislacionin europian për prokurimet publike, duke treguar se Maqedonia e Veriut është e vetëdijshme për punën e madhe që ka përpara dhe se vendi mbetet i dedikuar ndaj reformave. “Qeveria jonë ka treguar vullnetin politik dhe kapacitetin për reforma” ka deklaruar Bojan Maricic.
Kapitulli i prokurimeve publike bën pjesë te grupkapituj që përfshin çështjet themelore (23), drejtësinë, lirinë dhe sigurinë (24), statistikat (18) dhe kontrollin financiar (22). Ky grupkapituj hapet i pari dhe mbyllet i fundit gjatë procesit të negociatave të anëtarësimit./Erisa Zykaj tv Klan-Bruksel/