Bruksel/ Murtezani takon Varhejlin: Gati për dialog me Bullgarinë!

Ministri për Çështje Evropiane Orhan Murtezani sot në Bruksel e informoi Komisionerin Evropian për Zgjerim për prioritetet e Qeverisë, si dhe se integrimi evropian i Republikës së Maqedonisë së Veriut është ndër prioritetet kryesore të vendit.

Në periudhën e ardhshme është jashtëzakonisht e rëndësishme të krijohet një klimë e përshtatshme dhe pozitive politike dhe mbështetje publike për ndryshimet dhe reformat që do të pasojnë, duke përfshirë edhe amendamentet kushtetuese, tha Ministri i Çështjeve Evropiane Orhan Murtezani në takimin me Komisionerin Evropian për Zgjerim, Oliver Varhej në Bruksel.

Në këtë drejtim, Murtezani ka theksuar gatishmërinë e Qeverisë për dialog konstruktiv me Bullgarinë, i cili, siç tha në një deklaratë për MIA-në, duhet të përfundojë me tejkalimin e pengesave në rrugën e vendit drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian, duke mbrojtur interesat e të dy vendet.

Komisioneri evropian theksoi se BE-ja mbetet e përkushtuar për të mbështetur vendin në tejkalimin e sfidave të tjera në rrugën e saj evropiane, veçanërisht përmes asistencës teknike dhe financiare për thellimin e reformave institucionale. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share