PREMTIME PËR GJUHËN, IDENTITETIN, PËR PROPGRESIN EKONOMIK
Në këtë mënyrë, Jan Lipavski, Ministri I Jashtëm I Çekisë, vendit që kryeson me BE-në, shënoi fillimin zyrtar të negociatave midis RMV-së dhe Bashkimit Evropian, raporton Klan M.
Kam nderin e vecantë që sot mund të flas në gjuhën time amtare, gjuhën maqedonase, në konferencën e parë të shumëpritur dhe të merituar ndërqeveritare. Këto ishin fjalët me të cilët Kryeministri Kovaçevski nisi fjalimin në Bruksel, ku u shënua nisja e negociatave për anëtarësim në BE. Kryeministri tha se vendi I respekton fqinjtë, por pret trajtim të tillë edhe nga ata. Sipas tij, propozimi francez ishte njohur si zgjidhja më e mirë e mundshme që respekton dhe mban “linjat e kuqe” për të ruajtur identitetin maqedonas.
“Në të është saktësuar gjuha maqedonase, pa shtesa dhe sqarime. Me këtë hapen dyert që gjuha maqedonase të bëhet një nga gjuhët zyrtare në BE-së, që personalisht e vlerësoj si të arriturën më të rëndësishme” – tha Kovaçevski, kryeministër i RMV-së.
Mediave I është drejtuar edhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, që nisjen e negociatave e ka vlerësuar si sukses të madh për qytetarët e RMV-së dhe Shqipërisë. Presidentja e Komisionit Evropian tha se menjëherë pas konferencës ndërqeveritare nis skriningu në gjyqësor. Hapi I ardhshëm është nënshkrimi I marrëveshjes për shpërndarjen e forcave të FRONTEX-it në territorin e RMV-së.
“Mund të llogarisni tek unë se marrëveshja do të përkthehet në gjuhën maqedonase, pa fusnota, pa shtesa, në nivel të njëjtë me të gjithë gjuhët evropiane” – Ursula Fon Der Lajen – presidente e KE-së.
Hapja e negociatave, sipas Ursula fon der Lajen, do të thotë më shumë përfitime për progresin e vendit.
“Do të ketë investime në rritje, lidhje më të mira tregtare, bashkëpunim të ngushtë në fushat kyce si energjetika dhe transporti. Do ta maksimalizoni përdorimin dhe efektin nga financat e BE-së” – tha Ursula Fon Der Lajen – presidente e KE-së.
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, në deklaratën e tij si absurde e ka vlerësuar bllokimin e deritashëm të nisjes së negociatave.
“E dijmë se kjo nuk është fillimi I fundit, por vetëm fundi I fillimit. Kjo na duhej për të vazhduar ndërtimin e një Shqipërie të fortë e demokratike dhe Ballkanit Perëndimor të Hapur të fuqishëm e demokratik” – deklaroi Edi Rama.
Nisja e negociatave ndodh gjatë presidencës çeke me BE-në. Kryeministri çek, Petr Fiala, ka falënderuar edhe presidencën franceze.
“Duke u përballur me agresionin rus, e vlerësojmë atë që jeni bashkë me BE-në dhe me politikat e BE-së. E ardhmja e BE-së është me Ju” – Petr Fiala – kryeministër i Çekisë.
Procesi I skriningut nis pasdite. Megjithatë, nga BE-ja është theksuar se hapja e kapitujve në procedin aderues do të ndodh pas të ashtquajturës Konferencës së Dytë Ndërqeveritare. Mbajtja e saj është e kushtëzuar nga ndryshimet kushtetuese, me të cilët edhe bullgarët duhet të futen në Kushtetutën e RMV-së. /KlanMacedonia/