Shkak për këtë vendim janë bërë problemet shëndetësore të këngëtarit
Këngëtari Bruce Springsteen ka shtyrë datat e mbetura të turneut për shkak të problemeve shëndetësore.
Ndonëse po rikuperohet nga sëmundja e ulçerës peptike artisti do të vijojë trajtimin mjekësor gjatë pjesës tjetër të vitit duke ndjekur me rigorozitet këshillat e mjekut.
Në fund të një deklarate të postuar në mediat sociale, Springsteen falënderoi fansat dhe miqtë e tij për mbështetjen,por edhe për urimet për shërim të shpejtë.
Springsteen dhe grupi i tij njoftuan turneun e tyre ndërkombëtar vitin e kaluar, i cili filloi në Florida në Shkurt dhe vazhdoi me disa koncerte të tjera në SHBA ndërsa gjatë verës ata mbajtën disa koncerte edhe në Evropë.
Datat e riplanifikuara, do të shpallen javën e ardhshme. Fansat që nuk do të marrin pjesë në koncertet e riplanifikuara do të kenë 30 ditë kohë për të kërkuar rimbursimin e biletave.
Klan News