Sulmuesi në Serie A nëse Chelsea merr Vlahoviç
Emri i Armando Brojës po qarkullon fuqishëm këto ditë në itali. Veç Milanit edhe Roma duket e interesuar për sulmuesin e kombëtares shqiptare.
Kuqezinjtë kanë në listën e merkatos edhe Moise Kean. E ardhmja e tij, por mbi të gjitha e Brojës, është shumë e lidhur me historinë e Romelu Lukaku dhe se si do të përfundojnë negociatat e Chelsea dhe Juves për shkëmbimin me Vlahoviç. Nëse në Londër do të shkojë sulmuesi serb, atëherë Chelsea pritet të lërë të lirë Armando Brojën.
I vetmi dyshim që drejtuesit e Milanit kanë është forma e tij fizike, pasi Broja vjen pas një dëmtimi shumë të rëndë, ku dhjetorin e shkuar këputi ligamentet e gjurit. “Gazzetta dello sport” i ka kushtuar një artikull të veçantë shqiptarit për ta prezantuar atë dhe historinë e tij në publikun Italian.
21 vjeçari tashmë ndjehet mirë dhe i gatshëm për të nisur sezonin. Mbetet në pritje të mësojë të ardhmen e tij, por një gjë është e sigurtë që kudo që të luajë, Armando Broja do të tregojë shpejtësi dhe forcë, dy elementë mjaft të vlefshëm për të futbollistë të ri. Mbi të gjitha, Broja pritet të jetë një nga sulmuesit kryesorë të kombëtares shqiptare për ndeshjet tejet të rëndësishmetë shtatorit ndaj Çekisë dhe Polonisë.
Tv Klan