Armando Broja, sulmuesi kuqezi, ka dërguar mesazhe inkurajuese për sulmuesin e Beshiktashit, Ernest Muçi, dhe mbrojtësin Mario Mitaj. Nëpërmjet rrjeteve sociale, Broja shprehu krenari për të qenë pjesë e kombëtares dhe premtoi se koha e tyre do të vijë.
“Të kam njohur prej një kohe të gjatë, që nga U19 së bashku dhe është një ndjenjë speciale që tani jam në kombëtare me ty! Ke qenë gjithmonë një lojtar i madh! Vëlla, të premtoj se koha jote do të vijë 100%! Thjesht vazhdo e puno siç bën gjithnjë dhe së bashku do të kombinohemi siç bënim te U19-a për kombëtaren shpejt. Shumë dashuri për ty vëlla!”
Për Mitajn, ai e vlerësoi performancën e tij në ndeshjet e fundit. Sulmuesi Mitaj, i cili u aktivizua në minutën e 71-të kundër Spanjës, theu rekordin e Elseid Hysajt si lojtari më i ri i Kombëtares që luan në një Europian.
“Vëllai im mbaje kokën lart! Ishte një kënaqësi e madhe të ndaja këtë eksperiencë me ty brenda dhe jashtë fushe. Çfarë performance në të gjitha ndeshjet! Vetëm fillimi për ty o ylli i ri. Jam i paduruar për më shumë kujtime së bashku në këtë kombëtare! Krenar për ty vëlla, e meriton!”.