Këngëtarja e bëri këtë deklaratë shokuese në një postim në Instagram të cilin e fshiu
Traumat e së kaluarës nuk mund të harrohen lehtë nga Britney Spears. Ajo ka rrëfyer një episode të së shkuarës ku nëna e saj e gjuajtur me shuplakë për shkak se qëndroi natën vonë duke festuar, ndërsa ajo kujdesej për dy djemtë e saj.
“Nëna ime po kujdesej për Jayden dhe Preston dhe unë po festoja deri në orën 4 të mëngjesit dhe nena ime ishte e inatosur! Hyra brenda, ajo më pa dhe më goditi aq fort sa nuk do ta harroj kurrë”, ka shkruar ajo në një postim në Instagram i cili është fshirë më vonë.
Këngëtarja pretendon më tej se incidenti ndodhi pasi ish-bashkëshorti i saj Kevin Federline me të cilin ajo ka dy djemtë e saj djemtë Jayden James dhe Sean Preston u largua nga ajo.
Javën e kaluar, Lynne Spears i kërkoi falje vajzës së saj më të madhe dhe iu lut këngëtares që të zhbllokonte numrin e saj të telefonit në mënyrë që të mund të flisnin.
Megjithatë, këngëtarja fituese e Grammy, e cila ka 41.9 milionë ndjekës në Instagram nuk e pranoi me dashamirësi faljen.
Klan News