Sunak, në Paris për të bindur Makronin
Plani radikal i qeverisë britanike për të burgosur e dëbuar çdo të huaj që hyn ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar shihet me skepticizëm nga qytetarët e këtij vendi.
Banorët e Doverit, qytezës bregdetare që është përballur me dyndjen me varka të emigrantëve të jashtëligjshëm nga brigjet franceze, nuk mendojë se ky plan do t’i dekurajojë ata.
Joe Taylor, pronar pub-i: Besoj që cilido që vjen për të kërkuar azil këtu, e ka një arsye, pasi i rrezikohet jeta e tij dhe e familjes në vendin nga vjen.
Jason Gilbert, pronar dyqani: Edhe pas 10 vitesh do të jemi në të njëjtën situatë dhe do të thuhen të njëjtat gjëra.
Martin Smith, punonjës në terminalin e trageteve: Nuk kam besim. S’ka për t’u bërë gjë. Do i dëbojnë nga këtu, do i rikthejnë në Kale, ku pala franceze nuk do i pranojë më.
Për këtë çështje, kryeministri britanik Rishi Sunak ndodhet në Paris, ku me presidentin francez Emanuel Makron synon të arrijë marrëveshje përfundimtare që Franca dhe Bashkimi Europian të pranojnë rikthimin e emigrantëve nga vendet e varfra shkojnë nga brigjet franceze drejt atyre britanike.
Tv Klan