“Aplikacioni nuk mbron të drejtat e fëmijëve”
14.5 milionë Euro gjobë i vendosi Britania e Madhe, rrjetit social kinez TikTok. Gjobën e vendosi Zyra e Komisionerit për Informacionin që konstatoi se TikTok ka dështuar në mbrojtjen e privatësisë së fëmijëve.
Komisioneri britanik për Informacionin thotë se shkelja që ka kryer TikTok-u është se dështoi të identifikojë rastet kur përdoruesit kanë qenë fëmijë nën 13 vjeç. Regjistrimet e konstatuara janë të periudhës mes viteve 2018-2020.
Rrjeti i madh social në pronësi të firmës kineze Byte Dance po përballet me një sërë kufizimesh në shtetet perëndimore.
Australia është vendi i radhës ndalon përdorimin e Tiktokut në celularët e punonjësve të administratës publike, nga frika e grabitjes së të dhënave të tyre nga shërbimet kineze të zbulimit.
Më herët, këtë hap e kanë ndërmarrë edhe Britania e Madhe, Shtetet e Bashkuara, Komisioni Europian e Kanadaja.
Tv Klan