Britania e Madhe, vendi i parë në botë që miraton vaksinën e posaçme të Omicron

Nga provat klinike rezulton se vaksina e re ofron një përgjigje të mirë imune

Një ‘pikë kthese’ në pandeminë e Covid-19 pasi Britania e Madhe është bërë vendi i parë në botë që ka miratuar një vaksinë Covid-19 që lufton variantin Omicron të koronavirusit.

E prodhuar nga kompania Moderna kjo vaksinë ndryshon nga ato që janë aktualisht të cilat janë më pak efektive kundër varianteve më të reja të virusit.

Nga provat klinike rezulton se vaksina specifike kundër Omicron ofron “një përgjigje të fortë imune” krahasuar me një dozë përforcuese me vaksinën origjinale.

Studiuesit testuan mostrat e gjakut të vullnetarëve për të vëzhguar se sa mirë vaksina gjeneroi antitrupa kundër variantit Omicron si dhe variante të tjera shqetësuese.

Ndërsa Mbretëria e Bashkuar dhe Europa po kërkojnë të maksimizojnë mbrojtjen kundër virusit përpara periudhës së dimrit kur virusi ka të ngjarë të qarkullojë më shumë, SHBA-ja ka zgjedhur të presë që kompanitë të zhvillojnë vaksinat.

Qeveria britanike pritet të fillojë një fushatë vaksinimi në fillim të vjeshtës për personat mbi të 50-ave, atyre me sistem të dobët imunitar si dhe punonjësve të sektorit shëndetësor.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share