Infermieret kërkojnë nga qeveria rritje të pagës dhe plotësimin e vende të lira në kujdesin shëndetësor
Infermieret në Britaninë e Madhe kanë nisur një grevë, e cila konsiderohet si një ndër më të mëdhatë në historitë e sistemit shëndetësor.
“Ne jemi këtu sepse kjo qeveri i ka kthyer shpinën infermierisë dhe kur ata i kanë kthyer shpinën infermierisë, ata ia kanë kthyer shpinën pacientëve dhe gjithë sistemit shëndetësor”, ka thënë infermierja Pat Cullen.
Infermierët kërkojnë një rritje pagash prej 19% dhe që qeveria të plotësojë një numër rekord të vendeve të lira por deri më tani një gjë e tillë është refuzuar nga qeveria duke e cilësuar si të papërballueshme një kërkesë të tillë.
Por pavarësisht refuzimit të qeverisë britanike këta infermierë janë të vendosur t’i shkojnë deri në fund.
“Ne jemi shtyrë të marrin këtë vendim tani,pra duke qenë në grevë dhe sigurisht që do të ketë edhe greva të tjera. Por ne duhet të pranojmë se nuk jemi këtu nga dëshira”, ka thënë infermieri Will.
Pavarësisht grevës , raportohet se shërbimet në urgjencë dhe sallat e operacionit do të vazhdojnë.
Sipas partive opozitare në vend për të parandaluar zhvillimin e grevave kryeministri Rishi Sunak duhej të negocionte me sindikatat dhe duhej të kishte bërë më shumë.
Klan News