Britania e Madhe me sytë nga Kosova/ David Cameron: Trupa ushtarake shtesë në KFOR

Shefi i diplomacisë britanike David Cameron në një seancë publike të mbajtur në Dhomën e Lordëve bëri një diferencim mes rolit të Mbreterisë së Bashkuar me trupa ushtarake në Kosovë dhe në Bosnje Hercegovinë. Cameron tha se në Kosovë britanikët veprojnë në kuadër të misionit të NATO-s, KFOR ndërsa misioni ushtarak në Bosnjë udhëhiqet nga BE. Britanikët synojnë edhe reduktimin e prezencës malinje ruse në atë rajon.

Në një seancë publike të mbajtur në Dhomën e Lordëve Shefi i diplomacisë britanike David Cameron theksoi se roli i Londrës zyrtare në rajonin e Ballkanit Perëndimor është që të bisedojë me të gjitha palët për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit. Britanikët synojnë edhe reduktimin e prezencës malinje ruse në atë rajon.

“Une kam qene ne Kosove , ne  Maqedonine e Veriut po ashtu edhe ne Bosnje, Duhet ta rrisim prezencen me trupa ushtarake ne perberje te KFOR-it. Pasi u ktheva kontaktova me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s dhe i thashë se mendoj se duhet të punojmë më shumë me KFOR-in, që të jetë më i fortë dhe më i guximshëm. Ne Bosnje ne nuk jemi ne perberje te trupave paqeruajtese qe drejtohen nga Bashkimi Evropian. Ne duam qe te bisedojme me te gjitha palet e perfshira aty por rolin kryesor ne po e luajme ne perberje te misionit te NATO-s KFOR ne Kosove.  Ne po ndihmojme ne mbeshtetjen ekonomike ne reduktimin e prezences malinje ruse ne ate rajon”. deklaroi Cameron.

Sekretari i Jashtëm britanik Cameron, tha se është jashtëzakonisht dëshpëruese që Serbia dhe Republika Srpska po nisin një fushatë kundër Rezolutës së OKB-së për genocidin në Srebrenicë.

“Është jashtëzakonisht dëshpëruese që Serbia dhe Republika Srpska si entitet në Bosnje dhe Hercegovine po nisin një fushatë kundër rezolutës dhe mohojnë që Srebrenica ishte një akt genocidi. Unë mendoj se ju të gjithë e mbani mend Srebrenicën ku ndodhi një nga masakrat më të këqija që kemi parë në kontinentin evropian në dekadat e fundit. Mbretëria e Bashkuar do të votojë pro rezolutës. Kjo ka te beje me ate qe ne duam te bejme ne shtetet e ballkanit perendimor duke i dhene ketij rajoni stabilitet, rritje dhe perparim ekonomik  dhe realizimin e prespektives se tyre euroatlantike”, shtoi Cameron.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha në një intervistë për gazetën britanike ‘The Telegraph’ se Britania e Madhe duhet të dërgojë më shumë trupa ushtarake në Kosovë për të parandaluar luftën në Ballkan.

Rreth 200 trupa britanike u vendosën në rajon pas sulmit në një përpjekje për të ulur tensionet , duke iu bashkuar 400 trupave britanike të stacionuara tashmë atje.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share