Britania e Madhe mbetet nën alarm për përmbytje

Stuhia e borës ka përfshirë Anglinë dhe Uellsin, moti i ftohtë mbërthen edhe gjermaninë dhe Francën

Teksa rreziku nga përmbytjet katastrofike ende nuk është ulur në një pjesë të madhe të Britanisë së Madhe, moti i ftohtë dhe stuhi bore kanë përshirë Anglinë dhe Uellsin.

Transporti hekurudhor ka pezulluar disa udhëtime për shkak të akullit. Ndërkaq shërbimi i motit ka lëshuar paralajmërim për ngrica në këto zona, ndërsa kanë bërë thirrje që njerëzit të shmangin udhëtimet. Met Office ka lëshuar një paralajmërim të verdhë për Anglinë jugore dhe në Uellsin jugor. Në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, temperaturat mund të bien deri në -9 gradë Celsius në Skocinë rurale dhe -6 gradë Celsius në Uells.

Ndërkaq mbeten në fuqi më shumë se 100 paralajmërime për përmbytje, kryesisht në Anglinë jugore dhe qendrore. Udhëheqësi i Partisë Laburiste të opozitës në Britani, Keir Starmer, gjatë një vizite në disa qytete në Angli u shpreh se përmbytjetet po bëhen gjithnjë e më të shpeshta për shkak të ndikimit njerëzor.

Ndërkaq moti i ftohtë ka përfshirë edhe Gjermaninë dhe Francën ku temperaturat do të mbeten të ulëta përgjatë gjithë javës, ndërsa bora dhe ngricat do të jenë të pranishme. Edhe pjesa verilindore dhe disa rajone jugore të Greqisë do të preken nga stuhia e borës shoqëruar me erëra të forta dhe ulje temperaturash.

Gjithashtu ngricat kanë shkaktuar probleme edhe në Moldavinë qendrore. Disa automjete mbetën të bllokuara si pasojë e stuhisë së borës.

Pamjet tregojnë automjete të vendosura në radhë dhe disa oficerë ndihmojnë banorët e bllokuar.

Meterologët kanë paralajmëruar pë prani të madhe të borës dhe akullit dhe u kanë kërkuar banorëve të shmangin udhëtimet.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share