Zakonisht, ndërsa presim flokët, i kemi parë shpesh parukieret t’i mbledhin me fshesë për t’i hedhur. Por një parukiere në Uells ka gjetur një mënyrë të re për të ripërdorur flokët e prerë të klienteve të saj në ndihmë të mjedisit.
Ajo krijon tapete prej tyre që bëjnë diçka të mahnitshme. Nëse vendos një prej tyre mbi një derdhje nafte, e përthith të gjithë sasinë në pak sekonda. Flokët mund të përthithin vaj deri në 10 herë peshën e tyre.
Adele i merr flokët e klienteve dhe i vendos në një makineri që thur tapetet. “I shihja gjithnjë flokët dhe mendoja ‘pse i hedhim në kosh? Është një material që mund ta përdorim për diçka’. Kur punoja në Kanada, kuptova se i riciklonin flokët dhe bënin këta tapete për derdhjet e naftës. Mund të shihet që aty ka dhe flokë të kuq apo lejla”.
Parukierja punon në një organizatë bamirësie të quajtur Matter of Trust. Ata përdorin tapetet e prodhuar për të filtruar ujin e shiut dhe për të pastruar derdhjet e naftës në plazhe. Gjithashtu ata krijojnë filtra të stërgjatë prej tyre për të përthithur derdhjet masive të naftës, si një rast në Mauricius kur një anije mallrash ngeci aty.
Megjithatë, jo çdo lloj floku është i përdorshëm. Adele shpjegon se kur janë shumë të dëmtuar nga kimikatet dhe nuk përthithin asgjë, nuk përdoren për tapetet./KlanNews