Britani: Flinin mbi flori, çifti gjen rastësisht monedhat pas 10 vjetësh

Një çift me fat gjeti një sasi të konsiderueshme monedhash floriri 400-vjeçare, të cilat mund t’ju sigurojnë një rrogë prej çerek milionë Paundësh.

264 monedhat u zbuluan teksa ata kishin nisur me rinovimin e dyshemesë së shtëpisë së tyre në Jorkshajrin verior. Ndërsa ngritën dërrasat e dyshemesë në shtëpinë që i përket shekullit XVIII, u habitën kur panë një enë balte me madhësinë e një kanaçeje pijeje.

Kur ekspertët e ekzaminuan, çifti zbuloi se kishin fjetur mbi një pasuri prej 250 mijë Paundësh përgjatë dekadës së shkuar. Monedhat u zbuluan në vitin 2019, por tashmë mund të dalin në ankand.

Një monedhë ari me George I është një nga ato që ka tërhequr më shumë vëmendjen pasi ka një gabim në prodhimin e saj. Monedha nuk ka fytyrën e mbretit të gdhendur në të, pra të dyja anët janë ‘pilë’ dhe pritet të kushtojë rreth 4000 Paund.

Një monedhë e Charles II nga viti 1675 ka një gabim në drejtshkrim pasi emri latin i mbretit është shkruar gabim. Kjo monedhë pritet të arrijë vlerën 1500 Paund.

Gjetja e këtyre monedhave është konsideruar një nga zbulimet më të mëdha arkeologjike në Britani./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share