Policia britanike ka arrestuar pas disa orësh kërkimesh autorin e vrasjes së tre grave në Hertfordshire.Viktimat janë gruaja dhe dy vajzat e prezantuesit të njohur britanik John Hunt.
Autori 26-vjecari Kyle Clifford u gjet I plagosur pranë varrezave dhe aktualisht po merr ndihmën mjekësore në spital.
Gratë e moshës 25, 28 dhe 61 vjeç janë gjetur me plagë të rënda dhe kanë ndërruar jetë në vendngjarje. Në këtë fazë, policia beson se i dyshuari ishte i njohur për viktimat dhe se ishte një vrasje me paramendim.
Policia paralajmëroi qytetarët ntë mërkurën që të mos i afroheshin të dyshuarit, i cili mund të kishte në posedim një armë të ftohtë.Ministria e mbrojtjes konfirmoi se I riu shërbeu për një kohë të shkurtër në Forcat e Armatosura.Për ngjarjen e rëndë kanë reaguar edhe kolegët e prezantuesit britanik të cilin e kanë ngushëlluar për humbjen e bashkëshortes dhe vajzave të tij.
Ngjarje të tilla janë të rralla dhe tronditëse në Britani, kjo për shkak të ligjeve shumë më të rrepta të armëve, megjithëse krimet me thikë dhe goditjet me thikë janë shtuar vitet e fundit dhe janë bërë një çështje e nxehtë në politikën britanike./tvklan.mk/