Bretkosa e tejdukshme ose siç njihet ndryshe “bretkosa e qelqit” ka aftësi të jashtëzakonshme për të grumbulluar dhe mpiksur gjakun në mënyrë selektike.
Sipas studimit më të fundit shkencor kjo lloj bretkose që kryesisht bëhet transparente gjatë gjumit mund t’i shërbejë mjekësisë në të ardhmen për të parandaluar mpikjen e gjakut te njerëzit.
Duke qenë se mënyra si funksionojnë organet e këtyre amfibëve është lehtësisht e studiueshme, shkencëtarët panë gjatë natës se ato grumbullonin gjak në mëlçinë e tyre.
Studiuesit e Universitetit “Duke” në SHBA thonë se këto bretkosa e qarkullojnë gjakun pa shkaktuar mpiksje masive. Sipas tyre deri në 89% të qelizave të gjakut të tyre grumbullohen së bashku, duke dyfishuar madhësinë e mëlçisë, gjë që më pas i bën të tejdukshme. Ata shtojnë se bretkosa është në gjendje të mpiksë gjakun e saj kur lëndohet dhe ka aftësi për ta bërë këtë gjë në mënyrë selektive pa shkaktuar dëme ne organe.
Te njerëzit mpiksja e gjakut është tepër e rrezikshme aq sa çon në sulm në zemër por me këto zbulime të fundit, studiuesit besojnë se nëse këto njohuri aplikohen në mjekësinë njerëzore disa dekada më vonë, nuk do ketë më probleme me koalugimin e gjakut./tvklan.al