Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në rrjetet sociale në lidhje me sulmin me armë zjarri që ndodhi ndaj godinës së Top Channel, ku për pasojë humbi jetën roja i objektit.
Kryedemokrati Berisha e quan një akt kriminal të shëmtuar sulmin ndaj Top Channel dhe vrasjen e rojes së objektit dhe i shpreh ngushëllimet familjes së viktimës, miqve, të afërmve dhe kolektivit të Top Channel.
Kryedemokrati Berisha thotë se kjo ngjarje sipas tij është një “dëshmi tjetër e dhimbshme e pasigurisë së plotë që ekziston sot në vend nga vendosja e regjimit në duart e krimit”.
“Një akt kriminal i shëmtuar. Sulmohet me armë zjarri Top Channel dhe ekzekutohet në kabinën e tij roja e objektit. Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt të shëmtuar kriminal dhe i shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera familjes së viktimës, miqve, të afërmve dhe kolektivit të Top Channel. Denoncoj këtë akt kriminal, si dëshmi tjetër e dhimbshme e pasigurisë së plotë, që ekziston sot në vend nga vendosja e rendit nga regjimi në duart e krimit”, shkruan krydemokrati Berisha./tvklan.al