Breshëri raketash ruse mbi Ukrainë

Forcat ajrore të Ukrainës thonë se 60 nga rreth 70 raketa ruse u rrëzuan

Diktatori rus Vladimir Putin duke kaluar të hënën me një Mercedes urën e Krimesë që lidh Rusinë Jugore me gadishullin e pushtuar. Vizë që vjen më pak se dy muaj nga shpërthimi në këtë urë. Putin u shfaq i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Marat Khusnullin dhe pamjet u transmetuan në televizionin shtetëror me synim për të siguruar publikun se çdo gjë shkon sipas planit.

Por ndërsa makina e propagandës ruse ishte në veprim, ushtria shkatërroi shtëpi në juglindje të Ukrainës dhe centrale energjie me një raund të ri sulmesh raketore. Sulmet e së hënës nuk ishin të papritura. Një javë më parë, zyrtarët ukrainas thanë se kishin zbuluar shenja të përgatitjeve ruse.

Kjo valë e tetë sulmesh ndaj infrastrukturës së Ukrainës, u desh më shumë për t’u materializuar, pothuajse dy javë nga sulmi i fundit dhe natyrisht shkaktoi më pak dëme. Forcat ajrore të Ukrainës thonë se rrëzuan 60 nga rreth 70 raketa ruse.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se kishte goditur “të 17 objektivat e përcaktuara”. Ndërprerje të konsiderueshme u raportuan në rrjetin elektrik në mbarë Ukrainën, kryesisht në lindje. Në jug, Odesa mbeti pa energji elektrike. Raketat ruse goditën ndërtesa banimi në rajonin jugor Zaporizhia duke vrarë të paktën dy persona.

Këtë herë raketat ruse ranë edhe në Moldavinë fqinje. Autoritetet raportuan se gjetën fragmente pranë kufirit me Ukrainën.

Turma njerëzish u grumbulluan në metronë e madhe nëntokësore të kryeqytetit ukrainas ndërsa alarmet ajrore u dëgjuan në mbarë vendin. Burra, gra dhe fëmijë u ulën në platformën e metrosë të mbështjellë me rroba të trasha, ndërsa temperaturat ranë në rreth -5 gradë Celsius.

Disa ditë pasi zyrtarët ukrainas raportuan se Rusia kishte konsumuar të ashtuquajturit dronë “kamikaze“. Këtë herë nuk pati raportime për përdorimin e këtyre armëve të prodhuara nga Irani.

Para se Rusia të lëshonte breshërinë e raketave, u raportuan shpërthime në dy baza ajrore ushtarake brenda Rusisë. Ato u konfirmuan edhe nga Ministria ruse e Mbrojtjes. Njëra prej tyre, baza e Engelsit në rajonin e Saratovit, ku dislokohen avionët bombardues, pjesë e forcave strategjike bërthamore të Rusisë.

Tre persona u vranë kur një cisternë karburanti shpërtheu në bazën ajrore në Ryazan, 185 km (115 milje) në juglindje të Moskës, tha agjencia shtetërore e lajmeve “RIA”.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share