Në pjesën më të madhe të Maqedonisë sot ka pasur reshje shiu, por disa pjesë janë përfshi nga moti i keq. Breshër me madhësi sa kokrra e arrës ka rënë pas orës 17 në fshatrat e komunën së Likovës.
Sipas qytetarëve breshëri ka shkaktuar edhe dëme materiale dhe të mbjella.
Reshje shiu ka pasur edhe në shumë komuna të RMV-së.