Brenda një dite 273 shoferë janë dënuar në Shkup

Sektori i Punëve të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme (09.11.2023) vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 273 sanksione,  prej të cilave tridhjetë e katër gjoba për tejkalimin e shpejtësisë së lejuar, tridhjetë e shtatë sanksione për ngasjen e automjetit pa patentë shoferë, dymbëdhjetë gjoba për automjete të paregjistruara dhe në gjendje jo të rregullt teknike.

Poashtu janë shqiptuar edhe pesëmbëdhjetë gjoba për përdorimin e telefonit celular gjatë ngasjes së automjetit, tridhjetë e shtatë gjoba për mosshfrytëzimin e rripit të sigurisë, tre sanskione për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe)…

Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në trafik t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share