Brazili nën pushtetin e temperaturave ekstreme, Taylor Swift merr vendimin e papritur

Taylor Swift ka anuluar koncertin e saj të dytë në “Rio de Zhaneiro”, për shkak të temperaturave të larta.

Në një postim në Instagram, këngëtarja njoftoi se:

“Po e shkruaj këtë nga dhoma ime e zhveshjes në stadium. Është marrë vendimi për shtyrjen e shfaqjes së dytë për shkak të temperaturave ekstreme në Rio. Siguria dhe mirëqenia e fansave të mi, artistëve të tjerë dhe ekuipazhit duhet të jetë gjithmonë e para. Nuk mund ta besoj që po i shkruaj këto fjalë, por me zemër të copëtuar them se kemi humbur një fanse sonte para shfaqjes sime.
Unë nuk mund t’ua tregoj se sa e shkatërruar jam nga kjo. Dua të them tani se e ndjej thellë këtë humbje dhe zemra ime e thyer shkon me familjen dhe miqtë e saj .Kjo është gjëja e fundit që mendoja se do të ndodhte kur vendosëm ta sjellim këtë turne në Brazil”, shkroi ajo mbrëmjen e së shtunës.

Gjatë turneut “Eras” në Brazil është raportuar se ka ndodhur një incident ku një fanse ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku kardiak. Sipas gazetës braziliane “Folha de S.Paulo” thuhet se viktima ka pritur me orë të tëra në temperatura të larta.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share