Trajneri francez shikohet nga Federata si një ndër kandidatët për të marrë drejtimin e Kombëtares
E ardhmja e Zinedin Zidane si trajner mbetet e pasigurt! 50-vjeçari e dëshironte shumë stolin e Kombëtares së Francës, por në Federatën e Futbollit kanë vendosur që të vazhdojnë projektin me teknikun aktual Didië Deshamps dhe mediat vendase shkruajnë se i është ofruar rinovimi deri në 2024.
Sipas gazetës franceze “L’Équipe”, francezi shikohet si një kandidat mjaft i mirë për të marrë drejtimin e përfaqësueses së Brazilit.
Drejtuesit e Federatës Braziliane kanë hedhur hapin e parë, ndërkohë që për këtë detyrë ka edhe kandidatë të tjerë si: Marcelo Gajardo, Thomas Tuchel, Mauricio Pochettino, Roberto Martínez dhe Zhoze Murinjo. Zidan është ende i paqartë nëse do ta pranojë ofertën për të drejtuar Brazilin.
Për të, kjo do të jetë një eksperiencë e re, edhe pse ai ka aftësinë që të drejtojë një grup të mbushur plot me yje e të marrë më të mirën nga ta. I huaji i fundit që drejtoi verdhejeshlët ishte Filpo Nuñez në 1965.
Edhe pse Zidan u rrëmbeu Kupën e Botës në 1998, do të pritej me krahë hapur nga brazilianët.
Ai është një kandidat që gëzon respektin e federatës, lojtarëve dhe tifozëve, falë asaj që ka arritur si futbollist e më pas si trajner te Real Madridi.
Klan News