Brazili e ka rikthyer interesin për trajnerin portugez Jose Mourinho. Verdhejeshilët janë në kërkim të një tekniku pasi zgjedhja e tyre e parë, Karlo Ançeloti vendosi që të rinovonte me Real Madridin. 60 vjeçari deklaroi pak ditë më parë se e shikonte të ardhmen e tij te Roma, por duket se situata ka ndryshuar.
Drejtuesit e federatës braziliane të futbollit gjithnjë e kanë vlerësuar potugezin, situata e të cilit nuk është shumë e qartë te verdhekuqtë. Pronarët e Romës Friedkin, janë të përçarë; disa prej tyre duan që të vazhdojë, e disa të tjerë nuk preferojnë metodat dhe origjinalitetin e Murinjos.
Teinikut i përfundon kontrata me klubin italian në qershor të vitit 2024, por vendim nga drejtuesit ende nuk është marrë për rinovim. Federata braziliane e futbollit ka kontaktuar me përfaqësuesit e Murinjos, që i janë përgjigjur se është ende herët pë të folur për një akord të mundshëm.
Sipas sportmediaset, vendimtar në të ardhmen e portugezit do të jetë largimi i menaxherit të përgjithshëm Tiago Pinto. Mes të dyve ka pasur përplasje dhe largimi i të parit në përfundim të merkatos së dimrit do ta përforcojë figurën e Murinos në klub.
Për më tepër që edhe te Brazili, situata është e paqartë.
“Seleçao” rrezikon përjashtimin nga kompeticionet e FIFA-s për shkak të ndërhyrjes së palëve të treta në çështjet e federatës. Gjykata e Rios vendosi të largonte presidentin Ednaldo Rodrigues nga detyra për parregullsi në zgjedhje, por institucioni i futbollit ka lëshuar një paralajmërim të fortë.
Klan News