Brazili nuk e pati të vështirë sigurimin e një bilete për fazën çerekfinale në Kupën e Botës në Katar. “Seleçao”-t fituan me rezultat bindës 4 me 1 përballë Koresë së Jugut.
Golat për brazilianët u shënuan në pjesën e parë të lojës nga Vinicius Junior, Neymar, Richarlison dhe Paqueta.
Koreanët u munduan të reagojnë, por përballë disa prej yjeve botërorë të futbollit nuk mund të bënin asgjë. Paik shënoi golin e nderit me anë të një goditje jashtë zone.
Brazili gjen në çerekfinale Kroacinë. Skuadra nga Ballkani eliminoi Japoninë në ndeshjen që u luajt në orën 16:00 falë penalltive./tvklan.al