Brazili aktivizon 26 lojtarët e grumbulluar

Skuadra e parë në Botëror që shfrytëzon të gjithë kontigjentin

Në ndeshjen ndaj Koresë trajneri i Brazilit Tite aktivizoi edhe portierin e tretë Weverton. Ishin 10 minutat e fundit të kohës së rregullt. Duke bërë këtë, tekniku tani ka përdorur çdo individ në skuadrën e tij prej 26 lojtarësh.

Lojtari 34-vjeçar i Palmeiras mori pjesë në ndeshjen e tij të nëntë me kombëtaren që nga debutimi i tij gjashtë vjet më parë.

Weverton kishte pak për të bërë gjatë kohës së tij në fushë, por ai do ta mbajë mend gjithë jetën këtë ndeshje. Të luash për Brazilin për 10 minuta, plus kohën shtesë në një Kupë Bote? Askush nuk do të thoshte jo…

Brazili u bë skuadra e parë që futi të gjithë ekipin në një Kupë Botërore. Bota e futbollit po vlerëson trajnerin Tite që krijoi dashuri dhe unitet mes lojtarëve. Është një arritje për t’u krenuar pasi në Kupat e Botës ka patur shumë lojtarë që arritën deri në fazën finale por u kthyen në shtëpi të ulur në stolin e rezervave. Kështu të gjithë janë të përfshirë në sukseset apo edhe dështimet e skuadrës në këtë edicion. Brazili do të përballet me Kroacinë në çerekfinale të premten.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share