Brad Pitt më i lumtur se kurrë me të dashurën e tij

Aktori planifikon të kalojë natën e vitit të ri me Ines De Ramon

Brad Pitt është përfolur kohët e fundit për lidhjen e tij të dashurisë me modelen amerikane Ines de Ramon dhe duket se gjërat po ecin mjaft mirë mes dyshes. Aq sa madje dyshja edhe kanë bërë planet e tyre për natën e Vitit të Ri.

Një burim për revistën “People” bën me dije se çifti po planifikojnë të kalojnë natën e ndërrimit të viteve së bashku.

“Ines thotë se Brad është shumë i ëmbël”, thotë më tej burimi.

Ndërkohë, një burim tjetër e hodhi poshtë këtë romancë, duke thënë: “Nuk është ende serioze, por ai është rehat dhe ata po argëtohen së bashku”. 58 vjeçari thuhet se është në lidhje me 29 vjeçaren, prej disa muajsh. Aktori solli të dashurën e tij në premierën e filmit me të ri Babylon të enjten në Los Anxhelos. Mësohet se dyshja janë prezantuar nga miq të përbashkët.

Sipas mediave të huaja Pitt kishte vite që ishte beqar që kur u divorcua nga aktorja Angelina Jolie, me të cilën ka gjashtë fëmijë.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share