ANKETA E IPIS-it
Një anketë, për të cilën pretendohej se është realizuar nga Instituti për Hulumtime Politike – IPIS, mbrëmë shkaktoi një valë reagimesh. Anketa në fjalë tregonte se VMRO-DPMNE ka mbështetjen prej 40.4%, LSDM-ja 22%, koalicioni VLEN 15.6% dhe BDI-ja 8.6%.
Por, në emisionin “Ora e Parë” në Klan Maqedoni, Vladimir Bozhinovski nga IPIS edhe një herë konfirmoi se bëhet fjalë për anketë të rreme. Kishin reaguar kurse lajmi ishte mënjanuar nga mediat online.
“Dje pati disa shpërndarje nëpër rrjetet sociale të bazuara në Wikipedia, se IPIS ka publikuar një anketë. Kuptohet, ne menjëherë reaguam. Publikimi ishte mënjanuar nga Ëikipedia. Ishte publikuar në disa portale në shqip, ne reaguam dhe në mënyrë profesionale u hoq shkrimi dhe u publikua përgënjeshtrimi ynë” – tha Vladimir Bozhinovski, IPIS.
IPIS, cdo të martë në MTV publikon anketa sipas Njësive Zgjedhore. Sipas Bozhinovskit, anketa e fundit është publikuar më 20 shkurt.
“Anketa jonë e fundit kumullative tregoi se epërsia ende është tek BDI-ja. Do të thotë më shumë besim ende ka BDI-ja, derisa opozita e bashkuar shqiptare VLEN ka rreth 2% rejting më të ulët se BDI-ja. Si do të jetë mëtej do të shihet” – tha Vladimir Bozhinovski, IPIS.
Anketa e radhës nga IPIS do të publikohet të martën në emisionin “Objektiv” në RTVM, ku do të diskutohet Njësia Zgjedhore 6 dhe 2, që sipas Bozhinovskit do të zgjojë interesim të madh tek shqiptarët, për shkak se këto dy njësi zgjedhore prodhojnë më shumë deputetë shqiptarë. /tvklan.mk/