Botërori, Katari dëbon punëtorët

Lirohen apartamentet për të pritur tifozët

Katari ka zbrazur blloqet e apartamenteve në qendër të kryeqytetit Doha ku strehoheshin mijëra punëtorë të huaj. Në të njëjtat ndërtesa do të qëndrojnë tifozët gjatë Kupës së Botës.

Punëtorët nga vendet aziatike dhe afrikane janë detyruar të gjejnë mënyra të tjera strehimi pasi janë evakuuar dhe ndërtesat janë mbyllur nga autoritetet.

Ka patur prej atyre që kanë fjetur në trotuare. Kjo lëvizja vjen më pak se një muaj nga nisja e ndeshjeve të kupës së botës.

Një zyrtar i qeverisë së Katarit ka thënë për Reuters se dëbimet nuk kanë lidhje me Kupën e Botës.

Sipas tij një ligj i vitit 2010 nuk lejon kampet e punëtorëve në zonat e banuara familjare.

Por shumica e ndërtesave janë në lagjet ku qeveria ka marrë me qira apartamente për akomodimin e tifozëve të Kupës së Botës.

Tifozë nga e mbarë bota do të duhet të paguajnë nga 240 deri në 426 dollarë për natë.

Punëtorët e dëbuar shohin si zgjidhje gjetjen e akomodimit në rrethinat e Dohas apo në qytetet më të afërta.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share