Botërori i rrit vlerën lojtarëve

Botërori që sapo u mbyll ka sjellë edhe një rritje të vlerës për disa nga lojtarët. Faqja e specializuar Transfermarkt.com ka ndërtuar një formacion ideal me rreshtimin 4-4-2.

Kylian Mbappe udhëheq këtë listë, pasi kartoni i tij tani vlen 20 milionë më shumë duke e krahasuar me atë që ishte para Kupës së Botës. Fituesi i Këpucës së Artë tani kushton 180 milionë euro.

Pas tij rritje të vlerës së kartonit kanë patur edhe holandezi Gakpo dhe kroati Gvardiol nga 15 milionë secili. Në këtë 11-sh janë përfshirë edhe futbollistë të cilët janë në përbërje të përfaqësueseve të cilat janë eliminuar herët si anglezët Bellingam e Saka. Vlera totale e këtij formacioni ideal është 888 milionë euro.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share