Botërori i futbollit për femra: Australia me penallti më e mirë, rrëzon francezet

Kombëtarja e Australisë është shumë afër finales së madhe në Kampionatin Botëror të futbollit për femra  që po mbahet në shtetin australian.

Australianët shënuan fitore me penallti me rezultat 7:6 ndaj Francës, pasi ndeshja u mbyll pa gola (0:0).

Nga 20 penalltitë që u kryen, 7 u humbën (3 të australianet e 4 të francezet).

Ndeshja u luajt në Brisbane para rreth 50 mijë shikuesve.

Vashat e Australisë rrëzuan francezet dhe tani me padurim presin gjysmëfinalen e Botërorit.

Ato do të takohen me Anglinë, e cila sot e mposhti me 2:1 Kolumbinë.

Në gjysmëfinalen tjetër  që do të luhet më 15 gusht, takohen  Spanja dhe Suedia.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share