16 futbollistë të grumbulluar në 8 kombëtare
Katari është gati për të thyer tabunë dhe për të pritur për herë të parë Kupën e Botës. Përfaqësueset tashmë kanë zbuluar edhe listën e futbollistëve që do të marrin me vete në turneun që mbahet nga 20 Nëntori deri më 18 Dhjetor. Barcelona është skuadra që do përfaqësohet më shumë në këtë Botëror, i cili si zakonisht premton spektakël.
16 futbollistëve të katalanasve tashmë e kanë prerë biletën për të udhëtuar drejt Lindjes së Mesme, duke vendosur kështu edhe një rekord historik për klubin. Barcelona nuk ka pasur kurrë kaq shumë futbollistë pjesëmarrës në një Kupë Bote, të gjithë të ndarë në tetë kombëtare, si Spanja, Franca, Holanda, Gjermania, Uruguai, Polonia, Brazili dhe Danimarka.
Pjesa më e madhe e lojtarëve të Barcelonës do të udhëtojnë me skuadrën spanjolle, plot 8 lojtarë, ndjekur më pas nga Franca e Holanda me nga 2 dhe nga një futbollistë në kombëtare si Gjermania, Uruguaj, Polonia, Danimarka dhe Brazili. Rekordi mbahej nga Barcelona me 14 lojtarë të grumbulluar në Kupën e Botës, Rusi 2018, ndërsa në Botërorin e Afrikës së Jugut 2010, 8 lojtarë të Barcelonës u shpallën kampionë Bote me Spanjës.
Klan News