Atletja shqiptare theu rekordin në garën e 3000 metrave me pengesa
Atletja shqiptarja Luiza Gega është renditur e 5-ta në garën 3000 metra me pengesa në Botërorin e Atletikës në Oregon të SHBA-së. Luiza Gega ka thyer rekordin kombëtar duke kapur kohën 9 minuta, 10 sekonda e 4 të qindtat.
Sportistja shqiptare, Luiza Gega ka bërë të shtunën një garë të jashtëzakonshme në Oregon të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke e mbyllur e 3-ta në baterinë e dytë eliminatore dhe duke siguruar automatikisht vendin në finalen e madhe të garës së 3,000 m me pengesa në Kampionatin Botëror të Atletikës.
Pak ditë më parë, atletja Luiza Gega fitoi medalje ari në lojërat Mesdhetare me kohën 9:14 dhe e ka përmirësuar kohën me 4 sekonda në Botërorin e Atletikës.
Klan News