Shkaku, oraret kur luhen ndeshjet
Botërori i Katarit po sheh një rënie në shikueshmëri, në totalitetin e ndeshjeve. Veç sfidës së hapjes mes Katarit dhe Ekuadorit kanë patur tkurrje në shikueshmërie në mbarë botën.
Në Shtetet e Bashkuara interesimi ishte më i madh kur përfaqësuesja e tyre zbriti në fushë kundër Wales në të gjithë kanalet që e transmetojnë si në anglisht ashtu edhe spanjisht për komunitetitn e gjerë hispanik që jeton në SHBA për një total prem afro 12 milionë shikuesish.
3.7 milionë shikues kanadezë ndoqën kombëtaren e tyre të komentuar në gjuhën franceze, ndërsa në total ndeshja arriti 8.9 milionë shikues, ose rreth një në katër kanadezë që shikonin një pjesë ose të gjithë transmetimin drejtpërdrejt.
Edhe pse Anglia fitoi thellë ndaj Iranit një maksimum prej 8 milionësh ndoqi ndeshjet në ekranin e BBC.
Shifrat janë dukshëm të ulëta, shumë më shumë krahasuar me Botërorin e Rusisë në 2018. Por ka përjashtime si Ëales që pa kombëtaren në një Botëror për herë të parë që nga viti 1958 me një maksimum prej rreth 13 milionë.
Situata nuk është e mirë në Gjermani. Ndeshja me Japoninë tërhoqi vetëm 9.2 milionë shikues në kanalin ARD në krahasim me afro 26 milionë që ndoqën ndeshjen hapëse të Gjermanisë në Kupën e Botës 2018 në Rusi, të cilën Gjermania humbi 1-0 me Meksikën.
Shpjegimi është i thjeshtë. Periudha në të cilën luhet ky Botëror.
Në Europë bën ftohtë dhe të gjithë janë në punë. Pjesa më e madhe arrijnë të ndjekin plotësisht vetëm ndeshjen e fundit të ditës e cila gjithësesi nuk ka interes në të gjitha shtetet.
Tv Klan