Neymar rikthehet në seancat stërvitore, Rodrygo do e nisë nga minuta parë
Lajme të mira për kombëtaren braziliane në prag të duelit ndaj Koresë së Jugut. Në seancën stërvitore të ‘Seleçao’ ka qrnë prezent edhe ylli i kombëtares, Neymar.
Braziliani duket se ka lënë pas problemet fizike të marra kundër Serbisë. Sulmuesi ka punuar me grupin në atë që mund të konsiderohet edhe si test përfundimtar për të zbuluar rikuperimet nga dëmtimi i ligamenteve në kyçin e këmbës së djathtë. Gjithsesi mbetet të shihet nëse Neymar do të jetë në fushë në duelin çerekfinal kundër aziatikëve.
Pa Neymar në fushë, Brazili mundi Zvicrën dhe humbi ndaj Kamerunit, duke pësuar golin e vetëm në këtë edicion të kompeticionit. Tashmë, sulmuesi i PSG do rikthehet dhe do jetë gati për pjesën tjetër të turneut, teksa mungesa të rëndësishme janë ata të Gabriel Jesus dhe Alex Telles, të cilët janë larguar nga grumbullimi i kombëtares.
Nëse nuk rikuperohet në kohë, trajneri Tite do i duhet të zgjedhë si zëvendësues të tij yllin e Real Madrid, Rodrygo, i cili zuri vendin e ish-sulmuesit të Barcelonës edhe në duelin ndaj afrikanëve të Kamerunit.
Tv Klan