Botërori 2022 | “Ndizet” Serbi-Zvicër, kujtohen golat e Xhakës dhe Shaqirit në vitin 2018

Zvicra dhe Serbia do të përballen të premten në Kupën e Botës, në ndeshjen e vlefshme për grupin G, ku luhet edhe kualifikimi i mundshëm për fazën tjetër. Po siç shkruajnë mediat, kjo do të jetë një ndeshje kthimi e Kupës së Botës në vitin 2018 që mund të rindezë tensionet politike mes dy ekipeve.

Zvicra duket më e avantazhuar për momentin. Ajo ka 3 pikë dhe ka më shumë shanse që t’i bashkohet Brazilit në fazën tjetër, por Serbia nuk do të jetë “kockë e lehtë”.

Mirëpo tashmë mediat i kthehen edhe njëherë asaj ndeshje të luajtur në vitin 2018 për Kupën e Botës në Rusi, e cila ka mbetur në kujtesën e tifozëve. Zvicra fitoi me përmbysje atë sfidë 1 me 2 dhe golat i shënuan dy shqiptarë të Kosovë, Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri. Pas golave të dy festuan duke bërë shqiponjën me duar, diçka që tërboi Serbinë të cilët kërkuan nga FIFA të ndëshkojë lojtarët për sjellje josportive.

Shaqiri nuk luajti në ndeshjen përballë Brazilit, ku Zvicra humbi 1 me 0 për shkak të një lodhje muskulare, por pritet që të kthehet ndaj Zvicrës. Polemikat në lidhje me Kosovën e kanë përfshirë Serbinë edhe këtë Kupë Bote. FIFA ka nisur procedurat kundër Federatës Serbe të Futbollit pasi në dhomën e zhveshjeve të Serbisë u vu një flamuri ku Kosova shfaqej si pjesë e vendit të tyre. Federata e Kosovës e ka quajtur këtë akt, si një “veprim agresiv”./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share