Deschamps në dilema, aktivizimi do sillte ‘përçarje’ në grup
Me kualifikimin e Francës në finalen e madhe të Kupës së Botës, në media po aludohet për një rikthim të Karim Benzema në kampin e “gjelave”. Sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle, 34-vjeçari ka lënë pas problemet fizike dhe tashmë ka marrë leje nga Real Madrid për tu bashkuar me skuadrën.
Një zhvillim që ka gëzuar jo pak tifozët, por që mund të lë një shije ndoshta të hidhur te lojtarët e kombëtares. Benzema nuk ka luajtur asnjë minutë në Katar për shkak dëmtimi, gjithsesi meriton për të marrë medaljen pasi trajneri Deschamps e ka ende në listën e skuadrës. “Unë preferoj të kalojmë tek pyetja tjetër ishte përgjigjja e teknikut në konferencën për media”, duke mos mohuar por edhe mos pohuar prezencën e mundshme të 34-vjeçarit.
Sulmuesi besohet se do qëndrojë në stol dhe në varësi të rezultatin mund edhe të aktivizohet. Deschamps mund të mbështetet te aftësitë e tij për të zgjidhur duelin me Argjentinën. Eksperienca e gjatë dhe padyshim mbajtësi i “Topit të Artë 2022” mund të jetë një vlerë e shtuar për të rritur moralin e skuadrës në prag të një sfide vendimtare për tu ngjitur në majën e futbollit botëror dhe përsëritur suksesin e 4 viteve më parë në Rusi.
Për më tepër bashkimi i Benzema me Francën do ishte një vlerësim mjaft i madh i kombëtares për ndër sulmuesin më të mirë në qarkullim. Në mungesë të Benzemas, Olivier Giroud ka udhëhequr sulmin e Francës, me sulmuesin 36-vjeçar të Milan që u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave, duke zëvendësuar në mënyrën e duhur mungesën e sulmuesit të Real Madrid.
Klan News