Argjentinasit më të shkurtërit e çerekfinaleve
Dyluftimet ajrore në zonë mund të jenë të rëndësishme për të arritur rezultatin e kërkuar falë shtatlartësisë së futbollistëve
Disa prej ekipeve pjesëmarrëse në çerekfinalet e Botërorit kanë lojtarë të gjatë dhe në krye të listës së publikuar nga CIES është Holanda.
Gjatësia mesatare e lojtarëve është 184.8 centimetra, me kapitenin Van Dijk që është 193 centimetra. Më pas vijnë francezët me gjatësinë mesatare 3 milimetra më pak se holandezët.
Të gjatë mesatarisht 184 centimetra janë lojtarët e Marokut. Në këtë klasifikim të veçantë në fund renditet Argjentina, me lojtarët që kanë një gjatësi mesatare 177.7 centimetra. Kapiteni Lionel Messi është 170 centimetra i gjatë. Pikërisht argjentinasit do të përballen me holandezët, ekstremet e kësaj renditje.
Tv Klan