Botërori 2022 | Historia që u vendos në ndeshjen Kosta Rika-Gjermani

Ndeshja Kosta Rika-Gjermani do të mbetet në histori. Jo për faktin që “Pancerat” u eliminuan nga Kupa e Botës që në fazën e grupeve, por për shkak të arbitrave.

Ndeshja e fundit në grupin E u gjykua nga arbitre femra. Stéphanie Frappart nga Franca vendosi historinë pasi u bë e para femër që gjykon një ndeshje të Kupës së Botës për meshkuj.

Ajo kishte dy asistente, Neuza Back nga Brazili dhe Karen Dias Medina nga Meksika. Ndërkohë në sistemin e VAR-it si specialiste e pozicionit jashtë loje ishte Kathryn Nesbitt.

38-vjeçarja u promovua për ndeshjet për meshkuj nga UEFA. Ajo ka gjykuar disa ndeshje në kualifikueset e Kupës së Botës dhe Champios League. Këtë fit ajo gjykoi finalen e Kupës së Francës për meshkuj dhe në 2019 finalen e Kupës së Botës për femra./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share