Botërori 2022 | Finalja e vogël e Kupës së Botes

Kroacia e Maroku duelojnë për medaljen e bronzit e 2 miiln Dollarë shpërblim

Nga 206 kombëtaret që morën pjesë në kualifikueset e Katar 2022, dy vendet e para të Grupit F, Kroacia dhe Maroku do të luftojnë për të përcaktuar vendin e tretë dhe të katërt në Kupën e Botës. Dy kombëtaret do të kërkojnë të harrojnë sado pak dështimin për të shkuar në finalen e madhe, e cila në këtë rast do të jetë një medalje bronzi dhe një çmim shtesë prej 2 milionë dollarësh për fituesin. Rruga e Kroacisë dhe Marokut në Katar ishte mbresëlënëse, e cila nisi pikërisht në duelin mes tyre, në një barazim pa gola.

Skuadrat Europiane luajnë finalen e vogël që prej Botërorit të vitit 1978, me Kroacinë që niset e favorizuar për të triumfuar në përballjen e kësaj të shtune. Duli parashikohet të jetë e fundit për fituesin e Topit të Artë 2018, Luka Modriç në Kupën e Botës. Në krahun tjetër, pavarësisht se çfarë ndodh, Maroku ka bërë historinë në këtë turne, duke u bërë kombëtarja e parë afrikane që përfundon në “Top 4” e një Kupe Bote.

Kërcënimi i Kroacisë ndoshta nuk do t’i shqetësojë djemtë e teknikut Regragi, pasi deri më tani ka eliminuar Belgjikën, Spanjën dhe Portugalinë. Finalja e vogël pritet të prodhojë edhe spektakël e gola. Dhjetë nga 11 ndeshjet e fundit për vendin e tretë kanë prodhuar më shumë se 3 gola në total. Vetëm një play-off për vendin e tretë në historinë e Kupës së Botës ka shkuar në kohën shtesë, kur Franca mundi Belgjikën me dy gola në kohën shtesë në një fitore 4-2 në vitin 1986. Përballja e “Khalifa International” do luhet në orën 16:00 të kësaj të shtunë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share