Botërori 2022 | Festë e çmendur në Argjentinë, mijëra tifozë ‘pushtojnë’ obeliskun në Buenos Aires

Kalimi në finalen e Kupës së Botës ka dërguar në delir popullin argjentinas. Mijëra qytetarë dolën në sheshin kryesor në Obelisk të Buenos Aires për të festuar këtë arritje të madhe, që është e gjashtë në historinë e saj.

Të veshur me uniformën karakteristike, të kaltër dhe të bardhë, tifozët kënduan dhe brohoritën suksesin në fushë të Lionel Messit me shokë, që tashmë është shumë pranë historisë.

Finalistët edhe në Botërorin e Brazilit në vitin 2014 do kërkojnë që të rikthehen në majën e futbollit Botëror për herë të tretë pas sukseseve në 1978 dhe 1986.

Me kualifikimin në finalen e Katarit, Argjentina prek raundin e fundit të Kupës së Botës për herë të gjashtë, duke barazuar Italinë dhe Brazilin, teksa para saj mbetet Gjermania, me 8 herë në finalen e Botërorit.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share