Botërori 2022 | Egbo: Maroku nuk është më surprizë

“Franca nuk duhet të nënvlerësojë afrikanët”

Njohës i futbollit afrikan, ish-trajneri i Tiranës, Emmanuel Egbo, analizon lojën e Marokut, skuadër të cilën nuk e konsideron surprizë të kampionatit botëror.

“Maroku luajnë më shumë në mbrojtje dhe kundërsulm të shpejtë. Kanë pësuar vetëm një gol në 6 ndeshje. edhe ai ishte autogol. Nuk është surprizë për mua po për të tjerët”, u shpreh ai.

Meritë e veçantë është e trajnerit Walid Ragragui, i cili sipas Egbo është një nga teknikët më të lexuar.

“Është një trajner që ka studiuar shumë me taktikat mbrojtëse të Simeone dhe kundërsulmin e Guardiola. I ka lexuar skuadrat e tjera, ndërsa ekipet e tjera e kanë nënvlerësuar Marokun”.

Ish-portieri i kombëtares së Nigerisë, Egbo do të dëshironte një ekip afrikan në finalen e një Botërori, por nuk do të mërzitej edhe nëse do të shkonte Franca.

“Lojtarët e Marokut e njohin futbollin europian, janë lindur në Francë. Një ekip afrikan do jetë në finale sepse edhe Franca ka 15 lojtarë afrikanë. Do jetë ndeshje e vështirë për Marokun. Maroku ka fituar vetëbesim, ka fituar në grup”.

Sido që të përfundojë, deri tani Maroku e ka fituar botërorin e vet me këtë arritje historike si e vetmja skuadër afrikanë në gjysmëfinalet e një Botërori.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share